Connect with us

Kosovë

Rrëfehet familja amerikane që po qëndron në Kinë: Jemi mbyllur në shtëpi, bëjmë shpesh dush brenda ditës

Publikuar

Pushimet në Kinë për një familje nga Indiana, janë shndërruar në makth pasi shpërtheu virusi vdekjeprurës.

Ken Zurek dhe familja e tij kishin shkuar ta vizitojnë Chongqing, një qytet rreth 500 milje larg nga epiqendra e shpërthimit, Wuhan, ku të paktën 900 janë infektuar dhe 26  janë të vdekur, transmeton Periskopi.

Chongquing nuk është ndër 14 qytetet e mbyllura në Kinë, por Zurek dhe familja e tij akoma kanë shumë frikë të dalin jashtë shtëpisë ku po qëndrojnë.

“Sa herë që dalim jashtë kur kthehemi, sigurohemi që të ndryshojmë rrobat dhe të bëjmë dush menjëherë, në mënyrë që të mos përhapim ndonjë prej virusit brenda shtëpisë këtu,”

‘’Që të gjithë duhet të vëjnë maska për ta parandaluar shpërthimin e mëtejshëm, ‘shtoi ai./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK