Kosovë
Robelli kritikon bisedimet VV-LDK: “Dy ditë u fol për program, dy muaj për poste”

Gazetari i njohur nga diaspora, Enver Robelli, mund të ketë mbështetur haptas Vetëvendosjes në zgjedhjet e fundit, por megjithatë ai ka kritikuar bisedimet që kjo parti ka mbajtur me partnerin potencial në qeverisje, LDK-në.
Robelli ka pretenduar se “programi i qeverisë austriake ka rreth 200 faqe,” dhe se “negociatat për të kanë zgjatur dy muaj.”
“Ka shtete ku ndodh e kundërta: dy ditë flitet për program, dy muaj për poste.” – shton ai duke tallur bisedimet mes VV-së dhe LDK-së, përcjell Periskopi.
Kujtojmë se më 6 janar do të mbushen 3 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme. Vetëvendosje dhe LDK kishin mbajtur 6 takime mes grupeve punuese për të harmonizuar programet e tyre qeverisëse.
Gjithçka kishte shkuar mirë deri në kalimin e bisedimeve në nivelin e kryetarëve të partive për ndarjen e posteve qeveritare.
Një gjë e tillë kishte prodhuar dramë pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme. Aktualisht palët kanë ngrirë bisedimet, me Vetëvendosjen që njëanshëm vendosi të zgjedhtë kryetarin e Kuvendit nga radhët e saj [Glauk Konjufcën] me votat e LDK-së [sipas zotimit të kryetarit Mustafa].
![]()
Nga deklarimet publike, mosmarrëveshja për arritjen e një koalicioni ka të bëj konkretisht vetëm me një ministri [për një periudhë afësisht 16 mujore] deri në arritjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Vetëvendosje është pajtuar që pozitën e presidentit ta ketë LDK-ja, por me pëlqimin paraprak të saj. /Periskopi






















