Connect with us

Lajme

Rexhepi: Nëse ASH-ja ka zhvilluar takime të fshehta me Alternativën, atëherë…

Publikuar

Lëvizja Besa kërkon nga ASH-ja të prononcohet nëse deklaratat e funksionarëve të Alternativës janë të vërteta. Kastriot Rexhepi thotë se ASH-ja ka keqpërdorur sinqeritetin e tyre, duke zhvilluar negociata të fshehta dhe në kundërshtim me thirrjet publike për koalicion trepalësh.

“Në si Lëvizje Besa kemi qenë në bisedime për bashkëpunimin trepalësh. Pasi të mbyllet ai kapitull është dashur të vazhdojnë bisedimet për koalicion dypalësh me hollësi, me komisione etj. Neve nuk kemi pasur bisedime për modalitet. Mua më habit deklarata e Rexhepit. Nëse Aleanca për Shqiptarët vazhdimisht ka bërë thirrje për koalicion trepalësh, ndërsa nga ana tjetër ka zhvilluar bisedime me një subjekt ndaras, kjo nuk është aspak korrekte. Nuk do të doja të komentoja, derisa ASH-ja nuk e konfirmon një gjë të tillë”, pohoi Kastriot Rexhepi, nënkryetar i Lëvizjes Besa.

Aleanca për Shqiptarët deri më tani nuk është prononcuar zyrtarisht për modalitetin e koalicionit. Nga ky subjekt tashmë disa ditë pritet të dilet me qëndrim të prerë për koalicionin e bllokut opozitarë edhe pse zyrtarizimi i tij pritet nga muaji dhjetor. Idenë për koalicion trepalësh i pari e shpalosi lideri i ASH-së, Ziadin Sela. Lëvizja Besa me vendim të kryesisë qendrore u deklarua pro këtij bashkëpunimi, ndërsa Alternativa që në fillim ishte e prerë kundër bashkëpunimit me Lëvizjen Besa./Alsat/

NA NDIQ NË FACEBOOK