Sport
Real Madrid fiton Superkupën e Spanjës, mposht në finale Atletico Madridin

Real Madrid janë fitues të Superkupës së Spanjës për sezonin 2018/2019, duke e mposhtur në finale Atletico Madridin.
Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi barazim pa gola, 0-0.
As vazhdimet dy herë nga 15 minuta, nuk sollën fitues, duke bërë që fituesi të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.
Pas ekzekutimit të penalltive, ishte Real Madrid skuadër më e saktë, duke fituar 4:1./Lajmi.net/






















