Sport
Real Madrid afër finalizimit të marrëveshjes me Reinier

‘Los Blancos’ shpresojnë të mbyllin një marrëveshje për tinejxherin, i cili në janar mbush 18 vite.
Reinier, anëtar i Flamengo, shihet si një nga lojtarët më premtues në Brazil, dhe pritet të kalojë në La Liga, transmeton lajmi.net
Tashmë, familja e lojtarit është duke shqyrtuar ofertën e Real Madrid, dhe gjithçka pritet të finalizohet së shpejti.
Reinier do t’iu bashkohej emrave si Vinicius JR e Rodrygo, që gjithashtu shihen si e ardhmja e futbollit brazilian. /Lajmi.net/






















