Connect with us

Kosovë

Reagon Apostolova pas djegies së veturës që iu bë Simiqit

Publikuar

Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova ka reaguar pas djegies së veturës që iu bë deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Përmes një postimi në Twitter, Apostolova tha se pret që policia të kryejë një hetim të shpejtë dhe të plotë lidhur me këtë rast.

 

 

“Jam e shqetësuar të dëgjoj raportet për sulmin ndaj pasurisë së njërit prej nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës. Pres që policia të zhvillojë një hetim të shpejtë dhe të plotë në mënyrë që autorët të dalin para drejtësisë”, ka shkruar Apostolova.

NA NDIQ NË FACEBOOK