Lajme
Rama: Vota për PS-në votë për të ndarë përgjegjësitë qeverisëse, jo karriget

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka dhënë intervistën e parë për vitin 2020 në Radio Televizionin Shqiptar.
Rama tha se viti 2019 ishte një vit i jashtëzakonshëm me ngjarje të mëdha.
Në lidhje me qeverinë aktuale, Rama ai tha se janë njerëz të përfshirë në PS, të cilët kanë dhënë kontributet e tyre.
Vota për PS theksoi kryeministri, është votë për të ndarë përgjegjësinë e qeverisë, dhe jo për të ndarë karriget, raporton Abc News përcjellë Klan Kosova.
“Njerëzit që janë përfshirë në qeverinë e re janë njerëz që kanë dhënë kontributet e tyre. Vota për PS nuk është një votë për të ndarë karriget por përgjegjësinë e qeverisë. Për sa i përket djegies së mandateve nga opozita, mendoj që ajo që ka ndodhur ka qenë një grahmë e fundit politike, e cila çoi në bojkot, braktisja e garës ka patur kuajt e vet të betejës. Nuk besoj se do të ketë më, një parti politike, të djegë mandatet, sepse e provuan njëherë, dhe e panë se shkuan drejt vetëvrasjes. Unë nuk mendoj që kam detyrën të ndihmoj opozitën të bëhet më e fortë, as të jetë më e gatshme të fitojë zgjedhjet. Natyrisht që jam duke respektuar rregullat, dhe duke ndjekur parimet e lojës demokratike. Por se opozita shkon drejt vetëvrasjes, për shkak të mungesës së largpamësisë ,nuk më bën mua fajtor. Unë Lulëzim Bashës i kam dërguar mesazh pas tërmetit, dhe i kam kërkuar të jemi bashkë në këtë fatkeqësi. Komunikimi i fundit ka qenë kur PD ka qenë në Parlament”, tha Rama.
Në lidhje me shtyrjen e zgjedhjeve në 30 qershor, Rama tha se në këndvështrimin e ndërkombëtarëve, dhe në këndvështrimin e PS ka qenë e njëjta, që nëse hapej një herë kjo rrugë, do hapej edhe herë të tjera.
“Gjuha e forcës nuk funksionon me mua”, tha Rama.
Ndër të tjera kryeministri Rama e ka cilësuar vitin 2020 si një fillim të ri. Për sa i përket kampusit universitar, Rama tha se do të ketë kampusin universitar më të bukur në rajon, ndërkohë që rindërtimin pas tërmetit e konsideroi si sfidën kryesore.



















