Lajme
Rama: Kryesimi i OSBE-së nga Shqipëria, një kapitull që na nderon me një përgjegjësi të madhe

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka mbajtur një takim me gazetarët e ardhur nga Shqipëria para ditës historike të marrjes së kryesimit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSCE), nga shteti shqiptar.
Rama tha se kjo është një përgjegjësi e madhe që se kemi pasur kurrë në arenën ndërkombëtare.
“Nis një kapitull që na nderon, me një përgjegjësi të madhe në një rol që kurrë më parë s’e kemi pasur në skenën ndërkombëtare: KRYESIMI I OSBE NGA SHQIPËRIA
”- tha Rama.



















