Lajme
Rama flet për padinë ndaj Haradinajt: Me shpifje e sharje ndaj meje – nuk i iket përgjegjësisë para popullit të Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar për herë të parë pas padisë që një ditë më parë në Gjykatën e Themelore të Prishtinës ngriti ndaj homologut kosovar, Ramush Haradinaj.
Teksa i përgjigjet një komentuesi se pse nuk ishte në Kosovë për të përkujtuar masakrën e Reçakut, Kryeministri Rama shpreh keqardhje për ata që e mallkojnë, njofton Klan Kosova.
Tutje Rama thotë se do vazhdojë të bëjë gjithçka për Kosovën dhe nuk do të tërhiqet përballë shpifësve.


















