Kosovë
Qytetarja akuzoi gruan e kryeministrit për sulm në një klub nate, Anita Haradinaj i kërkon falje

Majlinda Haziraj, gjatë ditës së sotme ka rrëfyer se si Anita, gruaja e Kryeministrit në detyreë, Ramush Haradinajt e ka shtyer gjersa ishin në një ndejë në klub nate.
Majlinda duke folur për Periskopin thotë se Anita Haradinajn e njeh meqenëse janë të të njëjtit vend, Prishtinës, por që atë natë nuk kanë pas ndonjë konflikt verbal para incidentit.
‘’Kurrë kurgjo të keqe s’kom pas me to. Mbrëmë kur jom afru me pushu e kam pyet edhe i kam thënë, më fal a të pengoj veç pak të pushoj se po më vranë këpuca? Edhe m’ka thon poo s’ka problem , veç ma ka qitë dorën në shpinë edhe m’ka shty e m’ka gjuajtë përmbi taviolinë me plotë gota e shishe të birrave që ke përpara’’, rrëfen ajo.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi nga Anita Haradinaj e cila në koment të postimit të së dëmtuarës deklaron se nuk e njeh të dëmtuarën ndërsa pohon se atë natë janë kënaqur në klub.
Tutje, zonja Haradinaj i kërkon falje që është rrëzuar dhe është lëndu./Periskopi/






















