Connect with us

Kosovë

Qindra të arrestuar në Hong Kong në ditën e Vitit të Ri, në mesin e tyre një 12 vjeçar

Publikuar

Policia e Hong Kongut ka arrestuar rreth 400 qytetarë në protestat në ditën e Vitit të Ri, pasi ai që filloi si marsh pro-demokratik paqësor, përfundoi në situatë kaotike me policinë që përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Jimmy Sham, një prej liderëve të Frontit për të Drejtat Civile të Njerëzve, organizator i këtij marshi, kritikoi vendimin e policisë për shpërndarjen e turmës, pasi sipas tij nuk ka pasur kohë të gjatë për protestuesit të largohen vetë.

Policia njoftoi të enjten se kanë arrestuar 420 njerëz gjatë festës së Vitit të Ri, 287 prej të cilëve për përfshirje në mbledhje ilegale, përfshirë aty edhe një 12- vjeçar, shkruan Reuters.

Organizatorët u shprehën se në protestë kishin marrë pjesë mbi 1 milion njerëz, por Policia tha se kanë qenë deri në 60 mijë prej tyre.

Përgjatë disa muajve, protestat kanë arritur të shndërrohen në lëvizje të mëdha për demokraci të plotë në qytetin kinez dhe hulumtim të pavarur mbi ankesat për brutalitetin e policisë, përcjell Periskopi.

Kurse, policia thotë se ata veprojnë në kufizim dhe përmbajtje.

NA NDIQ NË FACEBOOK