Kosovë
Qeveria Kurti apo Qeveria Kurthi? Vetëvendosje edhe pas zgjedhjeve mohoi që Srpska do të ishte në qeveri

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje është takuar sot me përfaqësues të Listës Serbe derisa është konfirmuar se këta të fundit do të jenë pjesë e Qeverisë eventuale të tij.
Por, qëndrimet e Kurtit për Listën Serbe janë të ditura gjerësisht dhe krejtësisht publike.
Kurti në vazhdimësi e pati quajtur Srpska Listën si “dorë të zgjatur të Serbisë” ndërkohë që kishte premtuar një dialog me serbët e tjerë lokalë në Kosovë, shkruan Periskopi.
Z.Kurti ishte shprehur vazhdimisht tepër i ashpër ndaj përfshirjes së kësaj partie politike në qeveritë e mëhershme të Kosovës, për shkak të qëndrimeve të papranueshme ndaj republikës tonë.
Mirëpo, ashtu siç pritej të gjitha këto ranë në ujë dhe një tjetër qëndrim i rëndësishëm i Vetëvendosjes u përdhos brutalisht.
Madje, Kurti edhe pas zgjedhjeve të 6 tetorit ishte shprehur krejtësisht kundër futjes së Sprskas në qeverinë e Kosovës duke thënë se atyre i detyrohej vetëm “një nënkryetar kuvendi”.
Përballë gazetarit shqiptar Sokol Balla, z.Kurti e cilësonte “Listën Serbe si instrument të Serbisë” që përdorej për të ushtruar trysni mbi serbët. Ai e kishte mohuar përfshirjen e tyre në qeverinë e re të Kosovës. /Periskopi






















