Kosovë
Qasem Soleimani: Pse u vra tani dhe çfarë do të ndodhë më pas?

Vrasja e Gen Qasem Soleimani, komandant i forcave Quds të Iranit, është eskalim dramatik në nivelin e konfliktit mes ShBA-së dhe Iranit.
Shpagimi pritet. Një numër i aksioneve dhe masave ndëshkimore mund të pasoja me prurjen e dy shteteve më afër konfrontimit.
E ardhmja e Uashingtonit në Irak po ashtu mund të vihet në pyetje. Strategjia për rajonin e presidentit Trump, nëse ka një të tillë, do të testohet si asnjëherë më parë, shkruan BBC.
Ish koordinatori i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Philip Gordon, ka thënë se kjo është deklaratë për luftë nga amerikanët kundër Iranit. Gjëja më interesante nuk është se Soleimani ishte në vëzhgimin e presidentit Trump por më shumë se pse ShBA-ja duhet ta vriste atë tani?
Një kontraktues civil amerikan ishte vrarë. Por më herët në operacionet iraniane kundër tankeve në Gulf; rrëzimi i një mjeti ajror amerikan; madje edhe sulmi i majorit kundër një kompanie të vajit saudite – u përcollën pa asnjë përgjigje direkte nga ShBA.
Deklarata e Pentagonit për vrasjen e Soleimanit ishte se po bëheshin plane vazhdimisht për të sulmuar diplomatët e ShBA-së në Irak dhe rajon.
Tash lind pyetja e madhe. Presidenti Trump tani do të shpresojë se me një veprim të tillë ka provuar ndaj Arabisë Saudite se ShBA-ja është ende e fortë. Megjithatë, është pothuajse e pamundshme që Irani të mos përgjigjet, edhe nëse jo menjëherë. 5 mijë trupat amerikanë në Irak janë target potencial. Tensionet do të jenë më të larta në Gulf, ndërsa ShBA dhe aleatët e saj do të kërkojnë mbrojtjen e tyre.
Uashingtoni tashmë ka dërguar një numër të vogël përforcimesh në ambasadën në Bagdad. Do të ketë plan të rrisë ndikimin ushtarak të saj në rajon nëse është e nevojshme. Por, është e mundshme që përgjigja e Iranit të jetë jo vetëm goditje për goditje. Mund të dojë të luajë me mbështetjen që ka në rajon, përmes asaj që Soleiman ka krijuar gjatë viteve.
Për shembull, mund të rrethojë ambasadën amerikane në Bagdad, duke lënë në pozitë të vështirë qeverinë irakiane, ose do të mund të organizojë demonstrata si mbulim për sulme të tjera.
Sulmi kundër forcave Quds ishte demonstrim i qartë i inteligjencës dhe kapaciteteve të ushtrisë së ShBA-së.
Por a ishte gjëja më e mençur për tu bërë nga presidenti Trump? Sa është i përgatitur Pentagoni për pasojat e pashmangshme? Dhe çfarë na tregon ky sulm për strategjinë e rajonit nga Trump? A ka ndryshuar kjo në ndonjë formë? A është kjo tolerancë zero ndaj operacioneve iraniane? Apo ishte kjo vetëm se presidenti ‘ e hoqi qafe’ një komandant iranian që e cilësonte si “njeri shumë i keq”, përcjell periskopi.





















