Kosovë
Pyetet se a do të japë dorëheqje, Glauk Konjufca flet për herë të parë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca është pyetur nga gazetarët se a do të jepte dorëheqje nga posti aktual për ti hapur rrugë zgjidhjes së ngërçit politik.
Konjufca tha se nuk është momenti i dorëheqjeve, por i emërimeve.
“Nuk mendoj që në Kosovë është koha e dorëheqjeve, unë mendoj që është koha e emërimeve”, tha Konjufca.
Këto deklarata Konjufca i bëri pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ku u caktua data për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës me datën 3 shkurt ka caktuar mbajtjen e seancës për votimin e kabinetit qeverisës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti./Periskopi/





















