Sport
‘Problematiku’ Vinicius zemëron Zidanen dhe shokët e skuadrës

Braziliani i talentuar shumë pak ka luajtur këtë sezon te Real Madrid, duke mos qenë i preferuari i trajnerit Zinedine Zidane.
Media spanjolle ‘Ok Diaria’, zbulon se Vinicius është në konflikt me trajnerin dhe shokët e skuadrës së tij.
“Zemërimi i tij ndihet në zhveshtore. Ai ka qenë i pakënaqur që kur është kthyer nga pushimet. Ai ka zemëruar Zidanen dhe drejtuesit e ekipit”, shkruan kjo medie, përcjell lajmi.net.
Vinicius luajti vetëm 20 minuta kundër Getafas, dhe nuk ka pranuar të stërvitej pas kësaj ndeshje, duke u ankuar se ishte i lodhur./Lajmi.net/






















