Lajme
Presidenti i Këshillit Evropian nesër viziton Shqipërinë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, do të vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut më 24 janar.
Konferenca e Donatorëve që do të mbahet më 17 shkurt në Bruksel, do të japë mbështetje për Shqipërinë pas tërmetit të 26 nëntorit.Vetëm pak ditë më parë, komisionari i BE për Zgjerimin rikonfirmoi faktin se BE dhe ai vetë e kanë prioritet Ballkanin Perëndimor, ndaj u realizua dhe kjo vizitë e tij e parë në Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa Komisioni Evropian ka konfirmuar për ATSH, se i qëndron besnik rekomandimeve për hapjen e negociatave për Shqipërinë, duke shprehur besimin për një vendim pozitiv nga Këshilli përpara Samitit të Zagrebit në maj.Një zëdhënëse e Komisionit Evropian bëri të ditur për ATSH detaje edhe nga metodologjia e re e zgjerimit, ndërsa deklaroi se, “Komisioni Evropian do të paraqesë në javët në vazhdim propozimet për ta bërë procesin e pranimit më efikas, më të besueshëm dhe më dinamik”.





















