Kosovë
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për t’ia gjetur vendbanimin kësaj gruaje

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Policia sot ka hasur në një grua e cila nuk posedon dokumente identifikuese dhe për rrjedhojë nuk dihet adresa e banimit të saj.
Prandaj, Policia kërkon nga qytetarët që e njohin gruan në fotografi të lajmërohen në numrin 192 dhe të ofrojnë të dhëna për identitetin dhe adresën e banimit të saj, në mënyrë që e njëjta të kthehet në vendbanimin e saj.
“Falënderojmë të gjithë ata që do ofrojnë të dhëna në mënyrë që personin në fjalë ta kthejmë në vend-banimin e saj”, thuhet në komunikatën e policisë”.





















