Connect with us

Kosovë

Policia jep detaje për vdekjen e mjekut në Klinë: U përplas në mur me veturë

Publikuar

Policia e Kosovës ka konfirmuar aksidentin e mbrëmshëm tragjik në Llozicë të Klinës, ku mbeti i vdekur një mjek 35-vjeçar.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi për Periskopin ka thënë se rasti ka qenë vet-aksident.

‘’Më 25.01.2020, në ora 01:15, në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku.

Në aksident është përfshirë një veturë (vet-aksedentuar), drejtuesi i veturës ka dal nga rruga duke u ndeshur me një muri betoni. Për pasojë drejtuesi i veturës ka humbur jetën, këtë e kanë konstatuar në vend ngjarje stafi mjekësor emergjent’’.

Periskopi mëson se viktima është GJ.GJ./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK