Kosovë
Plani i Trumpit për Paqen Izrael-Palestinë: Pikat kryesore të frikshme për Kosovën

Donald Trump ka zbuluar planin e tij për paqe në Lindjen e Mesme që i ka plotësuar të gjitha dëshurat Izraelit duke i premtuar Palestinës një “shtet” potencial por me kufizime të rënda.
Duke qëndruar afër kryeministrit Benjamin Netanyahu që po shkrihej së qeshuri, Trump njoftoi planin e detajuar me 181 faqe.
Liderët palestinezë nuk ishin prezent pasi e kishin refuzuar propozimin që në fillim, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
“Sot, Izraeli e bën një hap të madh paqeje. Nuk u zgjodha president që të bëja gjëra të vogla apo të fshihesha nga problemet e mëdha.” – tha ai.
Një kopje e këtij plani, e lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, tha se plani kishte për qëllim që:
-Të përcaktonte Jerusalemin si kryeqytet të pandarë të Izraelit, me një kryeqytet potencial palestinez në lindje dhe në veri të qytetit.
![]()
-Njohjen e shumicës dërmuese të vendbanimeve izraelite të okupuara nga territoret palestineze si pjesë të vendit. Shteti palestinez do të merrte si territor, kryesisht shkretëtira, afër Gazës për të kompensuar humbjen e 30 për qind të Bregut Perëndimor. Gaza dhe Bregu Perëndimor do të lidheshin me një linjë hekurudhore të shpejtë.
-Njohjen e luginës së Jordanit, që përbën një të tretën e Bregut Perëndimor të okupuar, si pjesë të Izraelit.
-Ofrimi i një forme të shtetësisë për Palestinën, por pa ushtri, dhe duke i lënë kontrollin e sigurisë Izraelit në disa zona. Plani përfshin edhe një varg hapash që palestinezët duhet të marrin për të arritur pavarësinë, njëra prej të cilave është “çmontimi i Hamasit”, grupi që qeveris Gazën.
-Mundësia e heqjes së nënshtetësisë izraelite për dhjetëra mijëra izraelitë arabë që jetojnë në qytete kufitare.
Trump tha se aspekti ekonomik i planit përfshinte krijimin e 1 milion vendeve të reja të punës për palestinezët për 10 vitet e ardhshme.
Netanyahu e quajti propozimin si një “plan madhështor për Izraelin.”
Ndërkohë, edhe Kosova tashmë duket se është futur brenda vizionit të Trumpit duke e shtyrë më me intenzitet arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e për të cilën ish kryeministri suedez Carl Bildt, deklaroi se do ta kënaqte edhe Millosheviqin.
Sipas këtij vizioni të Trumpit, Serbia do të vazhdonte të kontrollonte Kosovën duke i lënë një shtetësi të kufizuar e kushtëzuar si Palestinës. /Periskopi



















