Connect with us

Kosovë

Piu maca ujë: Abrashi i VV-së thotë që çështja e Kryetarit të Kuvendit ka përfunduar

Publikuar

Artan Abrashi nga LVV ka thënë se çështja e postit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar duke aluduar se kërkesa e LDK’së për këtë post nuk do të miratohet nga VV, shkruan Periskopi.

Abrashi ka thënë se Kuvendi është institucioni më i lartë dhe se nuk duhet të bëhet tregti me postin e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka thënë në Debat Plus se oferta e LDK’së ka skaduar  ditën kur nuk kanë propozuar emrin e tyre për kryetar të Kuvendit.

“Kërkesa e LDK’së për balancim të pushteti ka skaduar në momentin kur LDK e ka refuzu. Është të papranushëm largimi i Konjufcës nga posti i kryetarit të Kuvendit”, ka thënë ai.

Sipas tij Kosova ka kryetarin e Kuvendit që është Glauk Konjucfa dhe se kjo nuk diskutohet.

“Kosova e ka kryetarin e Kuvendit, nuk diskutohet më kjo punë po më vjen shumë keq. LVV nuk mund ta pranoj këtë kërkesë. Janë edhe 14 ditë mundësi se ka do të shkoj ky vend”, u shpreh ai./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK