Connect with us

Sport

Përveç Xavi, Barca ka kontaktuar edhe tre trajnerë të tjerë – të tre janë emra të njohur

Publikuar

Ernesto Valverde është kthyer përsëri në pozitën e cakut kryesor të kritikave, pas humbjes së Barcelonës, së pësuar ndaj Atletico Madrid, në kuadër të Superkupës së Spanjës.

Një fitore me përmbysje e Atleti, bëri që tifozët e Barcës të shpërthejnë kundër Valverde, dhe tashmë në Spanjë raportohet se Barca ka filluar punimet për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Dje është mësuar se Barcelona ka takuar Xavi Hernandez, për të biseduar lidhur me stolin, por në ‘Mundo Deportivo’ shkruajnë se ish mesfushori katalan nuk është i pari që është kontaktuar, përcjell lajmi.net.

Anash Xavi, kampionët e La Liga kanë kontaktuar edhe tre emra të tjerë, të tre këta emra që janë të njohur në botën e futbollit.

Ronald Koeman, Thierry Henry e Quique Setien janë emrat e kontaktuar.

Nuk është akoma e sigurt nëse ndonjëri nga këta emra do të drejtojë Barcelonën, por dihet se ata janë kontaktuar.

Mbetet të shihet se cili do të jetë në fund vendimi i bordit drejtues së Barcelonës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK