Connect with us

Kosovë

Përsëri reagon Agim Bahtiri: Kërkesa e LDK për kryeparlamentarin është poshtërim për VV

Publikuar

Agim Bahtiri përsëri ka reaguar për marrëveshjen LDK-VV .

Ai në një bised telefonike në Debat Plus tha se VV’ja nuk shkelë mbi postin e kryeparlamentarit.

Bahtiri theksoi se janë të gatshëm të takohen me LDK, por që kjo parti duhet të kuptoj se çështja e kryeparlamentarit ka përfunduar, përcjell  Periskopi

“I kemi treguar, personalisht edhe Veliu, dhe mbi këtë post nuk kalonë asgjë, gjithçka mundemi me bisedu por post i kryeparlamentarit ka përfunduar njëherë e përgjithmonë. VV është e hapur gjithçka çka është në interes të popullit, është e gatshme të bisedojë sa herë ata që dëshirojnë por jo duke shkelur parime. Dikush do ta paguajë këtë gjë e më së paku VV sepse ka bërë kompromise në krejt procesin. Është një bllokadë totale, prej një partneri që kemi pritur. Kjo e keqe që po i ndodhë Kosovës por më shumë të LDK’së. Kërkesa e LDK për kryeparlamentarin  është poshtërim për VV”, ka thënë ai në Debat Plus

NA NDIQ NË FACEBOOK