Connect with us

Shëndetësi

Përkujtohet profesori Binak Kastrati

Publikuar

Fakulteti i Mjekësisë mbajti mbledhje komemorative me rastin e vdekjes së profesorit të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, Binak Kastrati,

Në fillim të kësaj mbledhje u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të tij.

Rektori i UP-së, Marian Dema, tha se kontributi i profesorit Kastrati është i çmuar ngase shkolloi shumë gjenerata si profesor i gjinekologjisë.

Sipas Demës, profesori Binak Kastrati la gjurmë edhe si deputet 1968-69 që u bë inicues për hapjen e Fakultetit  të Mjekësisë.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismajli, foli në emër të tij dhe drejtorit Basri Sejdiu.

Ismjali tha se emri i profesor Binak Kastratit do të mbetet një simbol.

“Emri i tij do mbetet simbol. Veprimtaria duhet të vlerësohet lart në okupimin e një regjimi të egër. Kontributi për UP-në ishte shumë i çmuar. Profesori kishte virtyte të larta humane, lente përshtypje si njeri i mirë, nderonte familjarët  dhe shoqërinë. Fjalët janë të pakta për një njëri me vlera. Profesor Binaku iu bashkua thirrjes për çlirim të atdheut”, tha ai, raporton EO, transmeton Klan Kosova.

Kryetari i Shoqatës se Gjinekologëve dhe miku i profesor Binakut, Shefqet Lulaj, tha se varrimi i profesor Binakut ishte madhështor dhe se prezenca e madhe e shokëve dhe miqve të tij tregoi veprën dhe madhështinë e tij.

Sabrije Kastrati-Lumi, e bija e Binak Kastratit, foli në emër të familjes Kastrati.

Ajo tha se në jetë çdo person përballet me humbjen e personit më të dashur.

“Në jetën e secilit përballemi me momentin e vështirë për njeriun që mban gjithë jetën si personin më të dashur. Ne familja dhe gjithë miqtë jemi ndarë nga babi, vëllai, miku për të cilin mbajmë në mend vetëm kujtime të mira. Ka qenë babai më i mirë në botë. Ka qenë i dashur dhe i rreptë në edukatën tonë. Si fëmijë ishim të mësuar që babin ta ndajmë me pacientë , klinikën  e UP-në. Jeta e tij ka qenë në shërbim të mbijetesës së shqiptarëve, ëndrra e tij që shqiptarët të jenë të lirë”, tha e bija e tij.

Profesor Binak Kastrati u lind në vitin 1938 dhe vdiq më 1 janar të këtij viti.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK