Connect with us

Sport

Përfundon takimi mes Barcelonës dhe Valencias – nuk ka marrëveshje për Rodrigon

Publikuar

Palët ishin takuar sot në Barcelonë, për të diskutuar rreth transferimit të mundshëm të Rodrigo në ‘Camp Nou’.

‘Sport’ raporton se takimi mes dy palëve ka përfunduar, dhe skuadrat nuk kanë arritur marrëveshje, transmeton lajmi.net.

Me dështimin për Rodrigo, Barca me shumë gjasë do të fokusohet maksimalisht për të afruar Pierre Emerick Aubameyang.

Kampionët e La Liga do të synojnë deri në fund të merkatos që të sigurojë një sulmues, pasi Luis Suarez është i lënduar dhe pritet të mungojë deri në fund të sezonit. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK