Sport
Përforcimi i madh i Juventusit rezervist edhe kundër Cagliarit

Matthijs De Ligt nuk gjendet në formacionin bazë të Juventusit as për ballafaqimin me Cagliarin.
Reprezentuesi holandez, mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të Bianconerëve nuk ka luajtur si titular në ndeshjet e fundit te Bianconerët, përcjell lajmi.net.
Trajneri Maurizio Sarri ka preferuar sërish në vend të tij turkun Merih Demiral.
De Ligt – sipas Sarrit – ka qenë duke u rikuperuar nga një lëndim në shpatull dhe vazhdon të mbetet jashtë formacionit bazë të Juventusit. /Lajmi.net/























