Sport
Përfaqësuesit e Quique Setien mbërrijnë në Barcelonë – pritet zyrtarizimi si zëvendësues i Valverde

Akoma pa u zyrtarizuar shkarkimi i Ernesto Valverde nga posti i kryetrajnerit të Barcelonës, në qytetin katalan kanë mbërritur përfaqësuesit e një trajneri tjetër.
‘RAC1’ bën të ditur se përfaqësues të Quique Setien janë në Barcelonë, transmeton lajmi.net.
Ata prite të nisin bisedimet me bordin drejtues të Barcelonës, për të finalizuar marrëveshjen.
Setien pritet të jetë zëvendësuesi i Ernesto Valverde, dhe ta drejtojë skuadrën nga kjo pikë sezoni. /Lajmi.net/






















