Sport
“Për pak sa nuk e vrava Abramoviçin”, ish-ylli i Çelsit rrëfen incidentin me presidentin

Gati 200 ndeshje me fanellën e Çelsit në Premier Ligë në vitet 1980. Ish-mesfushori skocez i bluve të Londrës, Pet Nevin, për pak sa nuk është shndërruar në vrasësin e pronarit të klubit, Roman Abramoviç.
“Tri vite më parë isha me pushime në Skoci dhe për pak sa nuk vrava një person që po pedalonte duke marrë kthesën.
E shmanga duke dalë nga rruga me një manovër të shpejtë. Ishte Abramoviç, i cili po pushonte gjithashtu dhe kishte ankoruar jahtin e tij në ishullin e Arranit. Deri më sot ai nuk e ka ditur që isha unë”, tregon 56-vjeçari./Panoramasport/






















