Connect with us

Lajme

Pendarovski -Stjuart Piç: RMV nga një partner i vlefshëm do të bëhet aleat në Aleancë.

Publikuar

Presidenti, Stevo Pendarovski sot e priti kryetarin e Komitetit ushtarak të NATO-s, marshallin e aviacionit, Stjuart Piç, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në takim, siç kumtoi Kabineti i shefit të shtetit, u shkëmbyen mendime dhe informacione për proceset aktuale në vend, në prag të anëtarësimit në aleancën e NATO-s. Presidenti Pendarovski u informua edhe për situatën aktuale në Irak dhe në Lindjen e Mesme.

Me anëtarësimin e plotë në NATO, theksoi presidenti Pendarovski, po realizohet një nga prioritetet kryesore strategjike të Maqedonisë së Veriut, të përcaktuara që nga fillimi i pavarësisë së saj.

Kontributi në misionet dhe stërvitjet ndërkombëtare të udhëhequra nga NATO, sipas Pendarovskit, janë prova që Armata jonë është e gatshme të kontribuojë në sistemin kolektiv të sigurisë së Aleancës.

Presidenti i shtetit, Pendarovski e riafirmoi mbështetjen për reformat e mëtutjeshme të Armatës dhe rritjen e buxhetit të saj për 2 për qind nga BPV-ja deri në vitin 2024.

Në takim u vërtetua mbështetja që e jep Aleanca për fazën e ardhshme të përfundimit të integrimit të vendit tonë në NATO dhe u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut nga një partner i vlefshëm do të bëhet aleat në Aleancë.

Lajme9 minutes ago

Mexhiti: Çarshia po rikthehet në shkëlqimin e saj, mbi 28 milionë denarë investim

Lajme17 minutes ago

Limani: Duhet ta rikthejmë ASH-në si subjekt konkurrues dhe faktor serioz në Maqedoninë e Veriut, do ta shfrytëzojmë të gjithë potencialin njerëzor

Maqedoni18 minutes ago

VMRO shpërthen ndaj “Supremes”: “16 viktima dhe askush përgjegjës”

Maqedoni32 minutes ago

Plumbat në Çair përfunduan me vdekje: Kallëzim penal ndaj dy personave

Lajme38 minutes ago

Dauti viziton pikën kufitare Bellanoc–Stançiq: Po punojmë që të mundësohet edhe qarkullimi i mallrave

Kosovë40 minutes ago

Në prill Kurti e donte Vlora Çitakun kryetare të Kuvendit, sot nuk ia dhanë votat për nënkryetare

Maqedoni56 minutes ago

AKI mobilizon strukturat në Bërvenicë, Jusuf Shaini në krye të shtabit zgjedhor

Shqipëri1 hour ago

“Rrugëtim i paharrueshëm”- U largua nga Ministria e Brendshme, Lamallari reagon përsëri: Do ta vijoj angazhimin si pjesë e ekipit të Ramës!

Lajme2 hours ago

MPB-ja kryen kontrolle në 28 lokacione: Janë siguruar dëshmi për drejtimin e autobusëve dhe kamionëve me leje të falsifikuara

Lajme2 hours ago

Në Zhelinë mblidhen kryetarët e komunave të Pollogut, Sejdiu: Optimizimi i rrjetit shkollor të bëhet me analiza të plota

Lajme2 hours ago

Hamza: Prej sot PDK nuk merr pjesë në punimet e Kuvendit, lëndën do ta dërgojë në Kushtetuese

Lajme3 hours ago

Mickoski: Nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, do t’i pranojmë dhe do t’i fitojmë

NA NDIQ NË FACEBOOK