Connect with us

Kosovë

Pelosi pas sulmeve të Iranit: Bota nuk mund ta përballojë luftën

Publikuar

Pas sulmeve me raketa balistike në bazat irakiane ku po qëndronin ushtarët amerikanë ka reaguar edhe Nancy Pelosi, spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve.

Znj.Pelosi ishte informuar mbi situatën gjatë një takimi me bashkëpartiakët e saj, demokratët, pas së cilës kërkoi që “të luteshin për Amerikën”.

Kësaj here ajo ka shkruar në Twitter një deklaratë të shkurtër por e cila u bë e bujshme për shkak se më shumë fajëson presidentin Trump se sa Iranin, përcjell Periskopi.

“Po monitoroj nga afër situatën pas bombardimit të trupave amerikane në Irak. Ne duhet të garantojmë sigurinë e anëtarëve të shërbimit tonë, përfshirë dhënien fund të provokimeve të panevojshme nga Administrata dhe kërkesën që Irani të ndalë dhunën e saj. Amerika dhe bota nuk mund ta përballojnë luftën.”

NA NDIQ NË FACEBOOK