Lajme
PDSH me moto të re për zgjedhjet e prillit, “Po vjen vera ka dera”

“Po vjen vera ka dera”, do të jetë slogani i Partisë Demokratike Shqiptare për zgjedhjet që e presin vendin në prill.
Së bashku me moton, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi ka prezantuar edhe strukturat e reja drejtuese të partisë.
“Sot po e promovoj moton tonë “Po vjen vera ka dera”. Pas kësaj kohe shumë të ftohtë, si sot si këto vite që nuk është në pushtet Partia Demokratike Shqiptare, Po vjen vera ka dera, dera e PDSH-ja ndërsa vera do të jetë e gjithë shqiptarëve”, është shprehur Thaçi.






















