Connect with us

Lajme

PD-ja diskuton për rikthimin e protestave në Shqipëri

Publikuar

Partia Demokratike duket se po mendon tu kthehet protestave.

Kolegji i kryetarëve ka zhvilluar një mbledhje ku është diskutuar edhe mundësia e rikthimit të protestave, por ende nuk ka një vendim konkret.

Mësohet se datat e diskutuar janë 20 shkurt ose 21 shkurt.

Por kolegji i kryetarëve nuk ka dalë me një vendim për sugjerimet e bëra nga krerët e degëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.

Ndërkohë sot në orën 19:00 pritet mbledhja e kryesisë dhe ish grupit parlamentar të PD.

Ndërsa në 20:30 zhvillohet mbledhja e aleatëve, shkruan Top Channel.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK