Connect with us

Sport

Pas Xavit, edhe një tjetër trajner refuzon Barcelonën

Publikuar

Pas Xavi Hernandez, është Ronald Koeman që i ka thënë ‘Jo’ Barcelonës.

Mundo Deportivo shkruan se tekniku holandez ka refuzuar të marrë drejtimin e Barcelonës në këtë fazë të sezonit, përcjell lajmi.net.

Koeman dëshiron të përmbush angazhimin me ekipin kombëtar të Holandës, ku në verën e vitit 2020, do të jenë pjesëmarrës në EURO 2020.

56 vjeçari, ka mbetur i befasuar nga thirrja e Barcelonës, shton mediumi spanjoll./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK