Lajme
Pas tërmetit në Turqi, ndërtesat ‘shpërthejnë’ në flakë/ Shkon në 84 numri i të plagosurve (VIDEO)

Pas tërmetit që goditi mbrëmjen e sotme Turqinë, pamje të frikshme vijnë nga qyteti Elazig, ndërsa raportohet për 4 viktima deri më tani.
Tërmeti me magnitudë 6.8 të shkallës rihter përveç ndërtesave të shembura, ka shkaktuar dhe zjarre. Siç shihet dhe në videon në fjalë një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një pallat në këtë qytet, transmeton BW.
Ndërkohë, forcat e kërkim-shpëtimit ndodhen në terren dhe po punojnë për shpëtimin e njerëzve. Deri më tani raportohet për 84 persona të plagosur.
Canını çocukları için siper etmiş bir baba..tarih bunu da yazacak. #Elazığ pic.twitter.com/k4uAjpQjlf
— B A D G U Y (@1badguyyy) January 24, 2020






















