Connect with us

Lajme

Parlamenti Evropian mblidhet për Brexit më 29 janar

Publikuar

më

Komisionet e PE do të miratojnë përfundime dhe hartojnë mendime për Brexit në takimet në Bruksel.

Votimi i fundit i Parlamentit Evropian për marrëveshjen e tërheqjes së Britanisë së Madhe nga BE është planifikuar për një seancë plenare më 29 janar.

Vota e PE për marrëveshjen për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian është gjithashtu procedura e fundit ligjore përpara se Brexit të hyjë në fuqi.

Eurodeputetët pritet të mbështesin këtë marrëveshje në një seancë plenare në Bruksel më 29 janar, duke lënë Londrën zyrtare të largohet zyrtarisht nga BE para mesnatës së 31 janarit.

Parlamenti Evropian ka planifikuar gjithashtu një ceremoni uljeje të flamurit për Britanisë së Madhe më 31 janar, i cili është vendosur para selisë së Parlamentit në Bruksel, përveç flamujve të 27 shteteve të tjera anëtare.

Flamuri britanik do të përfshihet në koleksionin e Muzeut të Historisë Evropiane që ndodhet në afërsi të Parlamentit Evropian në Bruksel.

Largimi i Britanisë së Madhe nga BE do të ndryshojë përbërjen dhe numrin e Parlamentit Evropian, i cili do të bjerë nga 751 në 705 eurodeputetë.

Me largimin e 73 deputetëve të Britanisë së Madhe, 27 ulëse do të mbushen nga deputetë nga 14 shtete të tjera anëtare, ndërsa 46 ulëse do të lihen të presin për përfaqësuesit e “shteteve të mundshme anëtare të ardhshme”.

Shpërndarja e re e ulëseve në Parlamentin Evropian do të sjellë numër më të madh në Partinë Popullore Evropiane tashmë udhëheqëse, si dhe opsionin populist të së djathtës. Këto grupe pritet të marrin tetë ulëse të reja.

Në të njëjtën kohë, shumica e ulëseve, madje 24, do të humbasin social demokratët evropianë, liberalët dhe të gjelbrit.

Vlerësohet se përkundër ndryshimeve të ardhshme për shkak të largimit të eurodeputetëve nga Britania e Madhe, bilanci i përgjithshëm i fuqisë në Parlamentin Evropian nuk do të ndryshojë ndjeshëm.

Partia Popullore Evropiane, socialistët dhe demokratët dhe liberalët mbeten grupet kryesore politike.

Një ndryshim tregues mund të jetë fakti që ekstremi i djathtë evropian do të jetë i katërti më i madh në PE, në vend të gjelbërve.

Lajme44 minutes ago

Mblidhet Kuvendi i Kosovës, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë

Maqedoni2 hours ago

ISHP: Regjistrohen 72 raste me Ethet e Nilit Perëndimor në Maqedoni, 12 pacientë kanë humbur jetën

Shqipëri2 hours ago

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Lajme3 hours ago

“Pasi ia mori jetën Arlindës, deshi të…”, zbulohet se si u tentua që Sylaj të shpëtojë nga paraburgimi

Maqedoni4 hours ago

Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!

Shqipëri5 hours ago

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

Lajme6 hours ago

Kuçi flet për Arlindën: Qaq e pasigurtë është ni, i ka pasë dy telefona, s’ka lanë gjë pa dokumentu

Maqedoni7 hours ago

Fund i mandatit të Islam Abazit! Iskra Haxhivasileva merr timonin e Prokurorisë që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin

Shqipëri8 hours ago

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

Lajme9 hours ago

Pamje rrënqethëse: Publikohet videoja që Jeton Sylaj ia kishte dërguar Arlinda Zekajt, pamjet shfaqin djegien e rrobave

Bota10 hours ago

Vuçiq i thyer pas humbjes: Bashkëpunëtorët me të cilët punova 10-15 vjet po largohen

Lajme10 hours ago

Mexhiti: Tetori Rozë na bashkon në solidaritet, kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përditshme

NA NDIQ NË FACEBOOK