Connect with us

Lajme

Pamje nga vendi ku u ekzekutua Kastriot Reçi, policia gjen një snajper

Publikuar

Tashmë duket e konfirmuar, 47 vjeçari Kastriot Reçi u ekzekutua me një plumb snajperi në Mirditë.

Policia ka gjetur pranë një pallati ku ndodhi ekzekutimi, një armë të tipit snajper, e cila mund të jetë dhe arma e krimit, pasi sipas shumë dëshmitarëve në momentin e ekzekutimit të Reçit nuk është dëgjuar asnjë e shtënë.

Kësisoj dyshimet e policisë për një vrasje prej profesionisti, tashmë vërtetohen me gjetjen e armës së krimit.

Ndërkohë në vendngjarje, siç sugjerojnë pamjet e përcjella nga abcneës, nuk ka shenja të shumta gjaku, duke treguar se ekzekutimi është kryer me preçizion dhe vetëm me një plumb.

Kastriot Reçi nuk është një emër i panjohur pasi ai është përfshirë në trafik të lëndëve narkotike në disa raste. Një tjetër pistë e hetuesve është ajo e motiveve të hakmarrjes. Reçi është dyshuar për përfshirjen e tij në të paktën dy vrasje, teksa dy vite më parë persona të paidentifikuar i ekzekutuan të vëllain në Itali./Express

NA NDIQ NË FACEBOOK