Sport
Pakti që Bryant dhe gruaja e tij kishin: Të mos fluturonin së bashku në një helikopter

Legjenda e basketbollit amerikan dhe jo vetëm, gjeti vdekjen pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonte në afërsi të Los Anxhelos.
Së bashku me të në helikopter ishte edhe vajza e tij, Gianna, dhe shtatë anëtarë tjerë të ekuipazhit.
Kobe i ka preferuar udhëtimet me mjetet e aviacionit, gjë të cilën edhe e ka pranuar, duke udhëtuar gjithmonë me helikopter.
Ai për këtë kishte dhënë disa arsye, por kishte një pakt me gruan e tij, që të dy nuk bën të udhëtonin së bashku me helikopter.
Sipas revistës ‘Peoplse’, ish basketbollisti dhe gruaja e tij Vanessa Laine, kishin rënë dakord që të shmangnin udhëtimet së bashku me këtë mjet transporti, në mënyrë që në rast aksidenti, vajzat e tyre të kishin pranë njërin nga prindërit./Lajmi.net/






















