Kompania e ndërtimit, e cila ka disa rrokaqiej në Prishtinë “KAWA Group” dhe kompania “4M Group” kanë planifikuar që të ndërtojnë një lagje të vogël me shtëpi buzë Liqenit të Badocit.
Kosovë
Pacolli për projektin e ndërtimeve tek Badoci: Luksi i tyre do të na lë pa ujë, pa tokë e pa ajër të pastër

Edhe Fitore Pacolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për projektin ndërtimor i cili po tentohet të realizohet pranë Liqenit të Badocit, pa leje ndërtimi nga komuna e Prishtinës.
Pacolli shkruan se pas uzurpimit të hapësirave brenda qytetit, po tentojnë tash të lënë qytetarët edhe pa ujë e ajër të pastër.
Ajo ka bërë thirrje që të bëhen të gjithë bashkë e t’i bllokojmë projektet e tilla.
Ja reagimi i plotë:
Lakmia e disave po cënon ekzistencën tonë.
Pas uzurpimit të hapësirave brenda qyteteve e parqeve tani ia kanë mësy edhe atyre pak zonave të mbrojtura që na kanë mbetur.
Luksi i tyre do të na lë pa ujë, pa tokë e pa ajër të pastër.
Ne jemi dëshmitarë të shkatërrimit të qyteteve, të parqeve, lumenjve e maleve tona. Mos të harrojmë se pothuajse të gjitha janë realizuar duke premtuar zhvillim e mbrojtje por ka ndodh krejt e kundërta. E njëjta do të përsëritet edhe me këtë projektin tek Liqeni i Badovcit që paska me qenë “tërësish ambiental” e paska me i ndihmu “ambientit e liqenit në përgjithësi”.
Të bëhemi të gjithë bashkë e t’i bllokojmë projektet e tilla. Nesër bëhet vonë sepse pas këtij do të ndërtohen edhe shumë projekte të ngashme në zonën e mbrojtur të liqenit. Të mos lejojmë që një grup njerëzish të na cënojnë ekzistencën tonë.
Bëhuni pjesë e Grupi per mbrojtjen e Liqenit te Badovcit. #perBadovcin



















