Shëndetësi
OBSH shpall gjendje emergjente globale pas koronavirusit

Organizata Botërore e Shëndetit alarmon se e gjithë bota duhet të përgatitet për të luftuar koronavirusin – virus ky i cili po vazhdon të përhapet jashtë Kinës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
“Arsyeja kryesore nuk është ajo që po ndodh në Kinë por ajo që po ndodh në vendet e tjera,” tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë njoftimin në një konferencë për shtyp në Gjenevë.
Epiqendra e përhapjes së virusit është në qytetin Wuhan të Kinës, tani më janë regjistruar raste edhe në 16 shtete të botës, përfshi Tajlandën, Francën, SHBA’në dhe Australinë.
Më shumë se 13 njerëz kanë vdekur në Kinë dhe afër 6000 janë të infektuar. Nuk ka një ilaç apo vaksinë shërimi deri tani. Një numër i njerëzve të infektuar janë përmirësuar pas trajtimit.





















