Kosovë
Njoftimi i Ambasadës amerikane për vizitën e Grenell në Kosovë: Një detaj interesant

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka publikuar fotografi të të dërguarit të posaçëm të presidentit Donald Trump, Richard Grenell, teksa ka vizituar këtë ambasadë.
“Mirëpritëm sërish Ambasadorin Grenell, të dërguarin e posaçëm Presidencial, i cili do të takojë liderët politikë dhë anëtarë të komunitetit të biznesit sot’, shkruan Ambasada amerikane, përbri fotografive të publikuara.
Mesazhi se Grenell do të takojë, edhe ‘komunitetin e biznesit’, duket mjaft interesant duke marrë parasysh edhe mesazhet që I dërguari special i presidentit Trump po jep gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Grenell edhe gjatë darkës së mbrëmshme me presidentin Thaçi por edhe pas takimeve të sotme, si bie fjala, me zotin Kurti, ka thënë se ‘ka ardhur në Kosovë që të përçojë mesazhin që vendit i duhet zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës’. Të njëjtin mesazh, Grenell ka thënë se do ta ketë edhe për Serbinë./Periskopi/




















