Shëndetësi
Njerëzit po e ngatërrojnë koronavirusin me birrën Corona

Shumë amerikanë që i drejtohen Google për të mësuar më shumë rreth koronavirusit vdekjeprurës që po përhapet nga Kina, duket se po e ngatërrojnë virusin me birrën meksikane “Corona Extra”.
Kërkimet për të dyja, “birra corona” dhe “virusin i birrës corona” janë spikatur që kur rastet e para të të prekurëve nga virusi u konfirmuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë javës së fundit, kërkimet për të dy termat u rritën më shumë se 1.100 përqind, sipas të dhënave nga Google Trends.
Sidoqoftë, ka të ngjarë që sa më shumë njerëz të kenë shtypur “corona”, aq më shumë Google ka përfunduar automatikisht atë kërkim me “birrën” ose “virusin e birrës”.
Për të pushuar pyetjen që kaq shumë persona i kanë parashtruar Google – Jo, virusi vdekjeprurës nuk ka asnjë lidhje me një birrë të ftohtë.





















