Connect with us

Kosovë

Një person bie nga teleferiku në Brezovicë, Policia tregon për gjendjen e tij

Publikuar

Një person i moshës rreth 30 vjeçare, ka  rënë nga teleferiku nga qendra e skijimit në Brezovicë.

Sipas të dhënave nga policia e rajonit të Ferizajt, e konfirmuar për Periskopin, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë.

Sipas Policisë së rajonit të Ferizajt, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Feizajt Agim Gashi, i ka thënë Periskoit se bazuar nga të dhënat e mjekëve që janë marrë me trajtimin e të lënduarit, gjendja e tij është stabile.

“Para rreth një ore një person është rrëzu prej teleferikut. Policia e ka sjellë deri te ambulanca e Shtërpcës, ku iu ka dhënë ndihma e parë. Sipas mjekëve gjendja e tij është stabile, me vetëdije dhe janë duke e sjellë për në Ferizaj. Sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë, ka lëndime por gjendja e tij është stabile”, ka thënë Agim Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK