Kosovë
Një 25-vjeçar nga Kosova vdes në një aksident në Itali

Një 25 vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në një aksident trafiku në Itali.
KosovaPress mëson se viktima është nga fshati Zabel i Ulët i Komunës së Drenasit.
Sipas njoftimeve, aksidenti ka ndodhur derisa viktima ishte duke drejtuar një motoçikletë.
Varrimi i viktimës bëhet nesër në fshatin Zabeli Ultë të Drenasit.






















