Kosovë
Nis takimi Mustafa-Kurti, pritet të jetë vendimtar për fatin e koalicionit

Ka nisur takimi në mes LVV-së dhe LDK-së i cili besohet se do të jetë vendimtar për fatin e koalicionit qeverisës.
Nga LVV, në takim është parë lideri i saj Albin Kurti dhe anëtari i kryesisë Liburn Aliu.
Kurse nga LDK-ja po marrin pjesë kryetari Isa Mustafa dhe nënkryetarët Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.
Theksojmë se Vjosa Osmani është parë duke hyrë ndaras në takim nga Mustafa e Haziri./Periskopi/.




















