Connect with us

Lajme

Ngricat në Bulqizë sjellin vështirësi në qarkullim

Publikuar

Ulja e temperaturave në minus 5 gradë është shoqëruar me reshje bore gjatë natës në qytetin e Bulqizës.

Si pasojë e reshjeve është vështirësuar qarkullimi për shkak të ngricave në disa rrugë rurale të njësive administrative Trebisht, Ostren, Martanesh, Zerqan, Shupenzë dhe Fushë Bulqizë, ku ka bërë që mjetet të përdorin zinxhirë prej ngricave. Vështirësi për shkak të ngricave ka aksi Ura Çerencit-Sterbleve, aksi Qafë e Buallit-Krastë, Qafë e Buallit-Zona D.

Pavarësisht reshjeve, ende nuk raportohet për ndonjë aks rural të bllokuar. Trashësia e borës në qytet ka arritur 3 cm, ndërsa në njësitë administrative vijon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat e thella.

Reshje borë raportohen gjithashtu edhe në rrethin e Matit, ku ka patur problem në disa rrugë rurale, sidomos në zonat e Maçukullit dhe Burgajetit, njofton Top Channel përcjellë Klan Kosova.

Aktualisht rrugët nacionale Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë ngrica në disa segmente, ku dhe po punohet për hedhjen e kripës nuk kanë problem.

Ndërkohë policia u bën thirrje drejtuesve të automjeteve të pajisen me zinxhirë në akset ku ka probleme.

NA NDIQ NË FACEBOOK