Kosovë
Nëna nuk i mban lotët pranë varrit të vajzës 22 vjeçe që e masakruan në Reçak

Nëna e Hanumshahe Mehmetit nuk arriti dot t’i mbajë lotët kur iu afrua varrit të së bijës 22-vjeçare që u masakrua më 15 janar 1999, në Reçak, shkruan IndeksOnline.
Fytyrën e mbuluar me rrudha e sytë të mbushur me lot të dhimbjes, nëna e Hanumshahes ulur pranë varrit të saj kujton momentin e tmerrshëm të asaj dite.
Hanumshe Mehmeti ishte lindur më 10 tetor 1977 ndërsa vdiq më 1999, shkruan IndeksOnline.
Por 15 janari i 99-ës kësaj gruaje të përvuajtur ia mori edhe burrin e saj, Bajram Mehmeti.
Sot u bënë 21 vjet qëkur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.
Më 15 janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur.























