Connect with us

Lajme

Në rrjetet sociale publikohet një bisedë e dy zyrtarëve të Qeverisë, urdhëra për të shfuqizuar koncesione (VIDEO)

Publikuar

ortali “Ekonomski Lider” publikoi një audio incizim, në të cilin zhvillohet bisedë mes Tome Mojsovskit, këshilltar i ministrit për Bujqësi Trajan Dimkovski dhe personit të ashtuquajtur Jovan, i punësuar në Inspektoratin e bujqësisë në Ohër. Në biseda dëgjohet se si Mojsovski kërcënon inspektorin nga Ohri që të shfuqizojë një koncesion të caktuar dhe të japë dorëheqje, përcjell TV21.

Tome Mojsovski: “Kam disa punë të cilat duhet t’i rregullojmë urgjent”.

Personi Jovan: Çfarë duhet, më thuaj?

Tome Mojsovski: Ka dy punë. E para është të rregullosh gjithë procedurën me kontrollet mbikëqyrëse…

Personi Jovan: Mirë.

Tome Mojsovski: Ndërsa puna e dytë është të japësh dorëheqje… shfuqizoje koncensionin e koncensionerit. Nëse nuk e bën këtë, dorëzo kërkesë dhe kërko dorëheqje.

Tjetër nuk di çfarë të them, përderisa nuk bëhen probleme me të mëdha, të lutem, për ty dhe për familjen tënde. D.m.th. dy punë të kërkova: njëherë rregulloje punën pastaj nga gjithçka distancohu.

Pas publikimit të kësaj bisede, ministri i Bujqësisë Trajan Dimkovski menjëherë doli në konferencë për media. Dimkovkski thotë se incizimi është publikuar nga portal i afërt me VMRO-DPMNE dhe me këtë veprim duan të mbrojnë persona të cilat kanë kryer vepra penale. Dimkovski thotë se këshilltari i tij ka kërkuar nga personi në fjalë të veproje në përputhje me ligjin dhe të mos i mbroje ato të cilët kanë shkelur ligjin në lidhje me koncesionin në liqenin e Ohrit.

“Personi i përmendur në incizim është direkt i obliguar dhe përgjegjës në emër të Inspektoratit për bujqësi ta ndjeke koncensionerin, të ndërmarre masa për respektim dhe përmbushjeve të detyrimeve. Në shumë takime që i kemi zhvilluar më është thënë se ky person nuk e ka kryer detyrën e tij, ikë nga bashkëpunimi me policinë e liqenit dhe 3 muaj në përgjithësi nuk ka bërë mbikëqyrje për ekzekutim të koncensionit”, tha Trajan Dimkovski, ministër i Bujqësisë.

Ministri shton se muajin e kaluar ka arritur njoftim nga Qendra rajonale për punë ndërkufitare në të cilën thuhet se mungojnë veprimeve të ndërmarra nga Inspektorati shtetëror për dhe se koncensioneri ka të punësuar persona të cilët janë të njohur për vepra penale për tregti me peshq dhe lëndë narkotike./Tv21

Lajme53 minutes ago

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Ministri Stoilkoviç e glorifikon Mlladiqin si “gjeneralin e tij”, Mickoski të flas se a është ky qëndrim i Qeverisë

Shqipëri3 hours ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota3 hours ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota3 hours ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni4 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri5 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme5 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi6 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni7 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme7 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

NA NDIQ NË FACEBOOK