Lajme
Në Osllo, vetëm një i vdekur përgjatë gjithë vitit 2019 nga aksidentet e trafikut

Vetëm një njeri ka vdekur si rezultat i aksidenteve të trafikut nga të gjitha grupmoshat në Osllo në vitin 2019, kanë zbuluar autoritetet.
Për herë të parë, asnjë fëmijë poshtë moshës 16 vjeçare nuk ka vdekur në trafik në mbarë Norvegji përgjatë gjithë këtij viti, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Megjithatë, më shumë njerëz kishin vdekur në Norvegji në krahasim me vitin e mëparshëm – 110 më 2019 dhe 108 në vitin 2018.
Gazeta lokale Aftenposten raportoi se viti i dytë me numrin më të vogël të vdekjeve në trafik në rrugët e Osllos kishte qenë viti 2017 me veëtm tre njerëz të vdekur.
Nga shifrat e publikuara nga autoritetet e atjeshme del se numri i vdekjeve nga trafiku kishte rënë drastikisht që nga viti 1975.
Norvegjia që nga viti 2002 vazhdon të implementojë projektin e saj “Vizion Zero”, i cili përfshin reduktimin e shpejtësisë së automjeteve në rrugë.
Kujtojmë se trafiku vazhdon të mbetet një ndër vrasësit kryesorë të kosovarëve në dekadat e fundit./Periskopi






















