Lajme
Në Maqedoni nuk ka rast me koronavirus, nga nesër masa preventive në aeroportë

Ne RMV nuk egziston koronavirusi vdekjeprurës si dhe nuk ka nevoj për panik, kanë konstatuar nga komisioni për sëmundje infekektuese.
Nga e hëna do të ndërmiren masa preventive ku do të skenohen me kamer termale pasagjerët e fluturimeve nga Dubai dhe Stambolli sepse këto vende kanë lidhje me kinën ku ndodhet vatra e virusit si dhe do të vendoset edhe numër i posaçëm për të kontaktuar nëse ata persona dyshojnë se mund të jenë të infektuar. Ekipet e mjekëve do të bëjnë kontrolle, shkruan TVM2.
“Në aeroport do të aktivizohen edhe ekipe mjekësore të cilët do të bëjnë kontroll. Bëhet fjalë për virus i cili jep simptoma shumë të ngjashme me gripin. Mund të kalojë me formë të lehtë e të mesme, por edhe me forma të rënda siç shkakton vdekjen tek pacientët e prekur prej këtij virusi. Potencoj se ata janë pacientë të cilët janë më të vjetër me imunitet të zvogëluar dhe pacientë të cilët kanë sëmundje kronike”, u shpreh ministri i shëndetësisë Venko Filipce, transmeton TVM2.
“Në Ballkan, asnjë vend në botë nuk ka ndonjë njohuri se është I prekur ndonjë nga ky virus. Më e rëndësishmja është se për momentin nuk ka nevojë për panik. Për momentin nuk ka vaksinë dhe se këtë më së miri duhet ta dijë popullata dhe se më i rëndësishëm për t’u mbrojtur prej këtij virusi është parandalimi”, theksoi mjeku Zharko Karaxhoski.
Mjeku Karaxhovski tha se shërbimet për sëmundje infektive në vend janë vendosur të gjitha në funksion dhe me të gjitha kapacitetet mund të ballafaqohen me sfidën e koronavirusit./Zyrtare.net/
















