Sport
Napoli trondit Juven, bardhezinjtë nuk përfitojnë nga gabimi i Interit

Napoli ka mposhtur 2-1 Juventusin në San Paolo. Bardhezinjtë kanë zhvilluar një lojë të dobët dhe nga kjo pëfitoi Napoli, shkruan Albeu.com.
Pjesa e parë do të mbyllej pa gola ndërsa në të dytën vendasit zhbllokuan takimin me Zielinskin në minutën e 63.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e dytë me Insigne.
Ndërkohë bardhezinjtë shënuan me CR7 në minutat shtesë por goli i portugezit nuk mjaftoi të shmangnin humbjen.
Pas kësaj humbje Juve vijon të mbajë vendin e parë me 51 pikë 3 pikë më shumë nga Interi i vendit të dytë që sot u ndal nga Cagliari 1-1 në San Siro.
https://youtu.be/_U-g7b-bY2M






















