Connect with us

Sport

Napoli konsideron transferimin e Carrasco

Publikuar

Carrasco është lojtari i fundit që shihet në listën e dëshirave të Napoli, për merkaton e janarit.

Napolitanët do të bëjnë të pamundurën që të marrin shërbimet e lojtarit, nëse dështon shkëmbimi Politano – Fernando Llorente, transmeton lajmi.net.

Napoli do të synojnë të afrojnë edhe një anësor, për të interpretuar sistemin 4-3-3, me Gennaro Gattuso si trajner.

Mbetet të shihet nëse skuadra nga Serie A do të arrijë të sigurojë shërbimet e ish anëtarit të Atletico Madrid.

Kujtojmë se Carrasco luan me Dalian Yifang, por nuk ka shprehur gatishmëri të vazhdojë karrierën në Superligën e Kinës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK